E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, gjenden armë dhe municione në 2 banesa

FUSHE KRUJE - Forcat e policisë së Krujës kanë sekuestruar gjatë fundjavës një sasi armësh dhe municioni, dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë bënë të ditur se gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar 1 pistoletë, 2 pushkë dhe 270 copë fishekë.

Sipas policisë, një pjesë e këtij arsenali u gjet në banesën e 61-vjeçarit Pjetër Noka, në fshatin Murqin, pranë Fushë Krujës.

Një armë zjarri dhe 90 fishekë janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e Arben Cypit, 39 vjeç, banues në fshatin Luz, 4 km larg Fushë Krujës. Këta dy persona janë shoqëruar në polici.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›