Ministri Naço takim me senatorë dhe investitorë italianë
TIRANE - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi një takim me presidentin e Komisionit të Përhershëm për Bujqësinë në Itali, Sen.Dott. Paolo Scarpa Bonazza Buora.
Delegacioni i kryesuar nga Scarpa përbëhej nga senatorë dhe investitorë të rëndësishëm italianë në fusha të ndryshme.
Zyra e shtypit e METE-s bëri të ditur se gjatë këtij takimi Ministri Naço bëri një panoramë të përgjithshme të ekonomisë shqiptare si dhe në veçanti të investimeve italiane në Shqipëri. Sipas tij, investitorët italianë duhet të jenë më të pranishëm në Shqipëri, sidomos në sektorët strategjikë të saj.
Nga ana e tij, Scarpa deklaroi se investitorët italianë po shprehin interes të veçantë për Shqipërinë në aspekte të ndryshme të ekonomisë, përveç investimeve në energjetikë. Investimet e reja, theksuan të pranishmit, mund të jenë në fushën e minerareve, hidrokarbureve, peshkimit, bujqësisë dhe turizmit.
Të dyja palët u angazhuan për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me qëllim rritjen e investimeve në Shqipëri në shumë prej sektorëve ekonomikë.
(er.nu/BalkanWeb)