Fushë Krujë, gjenden eshtrat e dy ushtarëve italianë
Gjenden në Fushë Krujë eshtrat e dy ushtarëve italianë të Luftës së Dytë Botërore.
Eshtrat janë gjetur në fshatin Larushkë nga një banor i zonës i cili po kryente punime në oborrin e shtëpisë së tij.
Pëllumb Xhixha pasi ka gjetur eshtrat në oborrin e tij ka lajmëruar menjëherë policinë ndërkohë që pritet që ekspertët të kryejnë ekzaminimet për të vërtetuar që eshtrat i përkasin dy ushtarëve italianë të Luftës së Dytë Botërore.
Mësohet se nga punimet që Xhixha po kryente në oborrin e tij janë dëmtuar eshtrat e njërit prej ushtarëve italian ndërsa eshtrat e ushtarit të dytë nuk kanë pësuar dëmtime.