Lezhë, përplasen dy makina, 1 i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë ku si pasojë e përplasjes së dy makinave është plagosur një person.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës ku në aksident janë përfshirë dy makina ku njëra është ma targa të Tiranës ndërsa tjetra me targa të Lezhës. Dy makinat janë përplasur me njëra-tjetër ku njëra nga automjetet ka përfunduar në kanalin e ujrave të zeza.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pas hetimeve paraprake ka theksuar se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga makina me targa të Tiranës.