E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 1 kg drogë, arrestohet kosovari

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 kg e 100 gramë lëndë narkotike dhe arrestimin e një shtetasi kosovar.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Ardian Vitia nga Prishtina pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip volsëagen me targa kosovare iu gjet edhe sasia e drogës.
 

Sipas policisë kosovari e kishte blerë drogën në fshatin Lazarat dhe dyshohet se droga do të shitej në ambjentet e shkollave në Kosovë.
 

Ndërkohë materialet në lidhje me 24-vjeçarin Vitia i kanë kaluar prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “prodhim dhe shitje te narkotikëve”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›