E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Turqi bashkepunim mes dy ushtrive

Takimi i ministrave të mbrojtjes së Shqipërisë dhe Turqisë ka konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes ushtrive të dy vendeve mike.

Ministri turk Ismet Yilmaz është pritur me truprojë nderi në Ministrinë e Mbrojtjes

Më pas dy minsitrat kanë zhvilluar një takim të shoqëruar nga delegacionet e tyre me ushtarakë të lartë të forcave të armatosura.

Ministri Imami vlerësoi ndihmën e pakursyer të Shtetit Turk dhe ministrisë së mbrojtjes në anëtarësimin në NATO, ngritjen në nivele të larta profesionalizmi por edhe të logjistikës të forcave tokësore e batalionit komando, si një bashkëpunim eksluziv mes dy forcave tona të armatosura.

Në konferencën për shtyp Ministri Yilmaz, garantoi mbështjen e plotë në reformimin dhe përafrimin me praktikat më të mira të NATO-s të ushtrisë shqiptare dhe konkretisht në kualifikimin e oficerëve shqiptarë në akademitë ushtarake turke, por edhe për bashkëpunime të tjera në fushën e industrisë ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›