Fushe-Kruje, komisariatit i bie zjarri
Fushe-Kruje- Nje zjarr i fuqishem perfshiu ne oret e para te mengjesit te djeshem mjediset e komisariatit te Fushe-Krujes. Sipas deshmitareve okulare ne vendin e ngjarjes, te cilet edhe kane qene me sherbim ne momentin e shperthimit te zjarrit, shkak eshte bere nje shkendije elektrike ne shtyllen qe gjendet brenda territorit te komisariatit. "Si rezultat i nje shkendije elektrike kane shperthyer flaket ne nje makine tip fuoristrade, e cila eshte djegur plotesisht, ndersa dy automjete te tjera prane saj jane demtuar", tha nje efektiv policie per gazeten "KJ". Te njejtat burime saktesojne se ka qene bashkimi i dy telave elektrike qe ka krijuar ne fillim nje shkendije dhe me pas panik tek uniformat blu qe jane perpjekur ta shuajne zjarrin. Por shuarja e flakeve eshte veshtiresuar mjaft edhe nga era e forte ne ato momente. Nderkohe qe brenda 30 minutave kane ardhur edhe forcat e zjarrfikeses, te cilat kane bere te mundur izolimin e vatres se zjarrit dhe shuarjen e tij. Sipas policise, makinat i perkasin kontigjentit te mjeteve te bllokuara, te cilat kane mbipopulluar mjediset e rajonit te komisariatit.
A.Bushi
A.Bushi