E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kujdes spiunet ne radhet tuaja"

Fier- Kryeprokurorja Ina Rama paralajmeron vartesit qe te ruhen nga dekonspirimi dhe rrjedhja e informacioneve gjate hetimit te dosjeve te rendesishme. Deklarata eshte bere dje gjate analizes vjetore ne Prokurorine e Rrethit Fier, ku numri nje i organit qendror te akuzes ka marre pjese. Duke keshilluar prokuroret qe te ruhen nga spiunet brenda dhe jashte institucionit, Rama kerkoi qe secili prej perfaqesuesve nuk duhet te tregonte detaje te hetimeve per koleget apo njerezit e besuar.

Ina Rama

Pasi eshte kryer analiza e ketij institucioni, kryeprokurorja Ina Rama ka pohuar para gjithe prokuroreve qe te zhvillojne nje lufte te papajtueshme ndaj krimit ekonomiko-financiar. "Kujdes me verifikimin e dokumentacionit dhe te dhenave qe ju jepen, qe ju servirin, dhe qe arrini te merrni. Shikoni cdo gje me imtesi dhe verifikojini ato mire", deklaroi numri nje i akuzes. Ajo kerkoi shume kujdes me sigurine e informacionit dhe qe prokuroret te mos jete te hapur dhe "naive" sic etiketoi ne fjalen e saj. "Ju nuk duhet te jeni shume naive me njerezit qe ju rrethojne dhe qe mendoni se i keni te besuar. Pikerisht nga ata ju rrjedh edhe informacioni", ka pohuar para vartesve kryeprokurorja.

Shifrat

Ne kete analize Rama ka qene e shoqeruar edhe nga drejtori i personelit te Prokurorise se Pergjithshme dhe kane marre pjese kryetari i Gjykates Fier dhe drejtori i Policise se Qarkut. Ne analizen vjetore te punes, kreu i prokurorise, Altin Binaj, ka pohuar se institucioni qe ai drejton ka mbaruar me shume dosje se sa nje vit me pare. "Jane regjistruar gjithsej 1029 procedime penale, nderkohe qe jane marre te pandehur 430 persona, prej te cileve 184 jane arrestuar", tha Binaj. Pergjate vitit 2008 jane derguar per gjykim 375 procedime penale, me 431 persona te pandehur, ku 174 prej tyre jane te ndaluar. Nder prioritetet e vitit 2009 Binaj ka pohuar se jane perfundimi i hetimit dhe gjykimit te ceshtjeve te mbartura, vazhdimi me perparesi i procedimeve penale ne fushen e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit, abuzimit me detyren nga nepunesit shteterore dhe trafiqet e te gjitha llojeve. Kryeprokurorja Ina Rama ka ndermarre nje tur gjate diteve te fundit per te pare punen e kryer gjate vitit 2008 nga vartesit e saj dhe per t'u dhene keshillat per vitin 2009.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›