E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit, prokuroria liron nga akuza inxhinierin e projektit

Gjirokaster- Prokuroria e Gjirokastres ka pushuar hetimet per inxhinierin e ndertimit Luan Bufi, i dyshuar per vepren penale te "shkeljes se rregullave te sigurise teknike ne pune". Luan Bufi, 58 vjec, lindur ne Delvine dhe banues ne Gjirokaster, me profesionin inxhinier ndertimi, ishte pjese e grupit te te ndaluarve nga policia ne lidhje me ngjarjen e shembjes se pallatit pesekatesh ne 9 nentor te vitit te kaluar ne lagjen "11 Janari".

Sipas burimeve ne Prokurorine e Gjirokastres, gjate verifikimit te akt-ekspertimeve, dokumentacionit te projektit etj., u konstatua se inxhinieri Luan Bufi nuk kishte shkelur ligjshmerine ne lidhje me kete ngjarje. "Pozicioni i Bufit ne ndertimin e ri, i cili u be shkak edhe per shembjen e pallatit pesekatesh me tre viktima, ka qene inxhinier projektues, nderkohe qe u konstatua se nga ana e tij nuk ka pasur shkelje ligjore", pohojne burime nga grupi i prokuroreve. Nderkohe qe Prokuroria e Gjirokastres eshte duke i dhene doren e fundit pergatitjes se dosjes ne lidhje me kete ngjarje, per te nisur me pas procesin e gjykimit. Aktualisht nen hetim per kete ngjarje vazhdojne te jene 8 persona, kater prej te cileve ndiqen ne gjendje te lire per akuzat e "shperdorimit te detyres" apo "shkeljes se rregullave te sigurise ne pune". Ne paraburgim jane Alfred Mamani, Admir Shehaj, Sotiraq Janora, president i firmes ARTI, dhe Gjergji Mece.

B. Kore

Te liruarit

Prokuroria ka nen hetim ne gjendje te lire Aferdita Papamihalin, sekretare e K.RR.T-se Gjirokaster, Aristotel Haxhi, bashkepronar i shoqerise se ndertimit ARTI, Jani Ndrico, ekskavatorist dhe Njazi Cobani, arkitekt, per vepren penale "shkelje te rregullave te sigurise teknike ne pune". Te lire jane Thanas Llahana e Luan Bufi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›