E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet ish-kryetari i PD-se

Vlore- Semundja nga e cila vuante dyshohet se ka cuar drejt aktit tragjik te flijimit nje nga ish-drejtuesit me te njohur te Partise Demokratike ne Vlore gjate periudhes 1997-2007. Shpetim Xhyheri, 65-vjec, banues ne lagjen "15 Tetori", shume prane bashkise, eshte gjetur i pergjakur nga familjaret e tij qe e nisen me urgjence drejt spitalit rajonal. Por brenda disa minutash ai ka nderruar jete si pasoje e plages se rende ne kraharor, e shkaktuar nga plumbi qe eshte qitur nga arma e gjahut cifte. Burime zyrtare te policise thane se pas hetimeve te kryera rezultoi se viktima ka ndermarre aktin ne kushte depresioni, pasi prej 5 muajsh kishte mesuar se vuante nga nje semundje e pasherueshme.

Ka qene mesdita e djeshme kur ne apartamentin e familjes Xhyheri eshte degjuar nje e shtene arme. Te trembur familjaret kane hyre ne dhomen ku qendronte Shpetimi, por e kane gjetur te afermin ne nje pellg gjaku. Ndersa kane vene re se 65-vjecari kishte shenja jete, e kane derguar me urgjence drejt spitalit te Vlores, ku eshte futur menjehere ne salle per operacion. Por pak minuta me pas Xhyheri ka nderruar jete si pasoje e plages se marre dhe hemorragjise. Mjeket thane se demtimet ishin te renda ne pjesen e kraharorit dhe ne afersi te zemres, te shkaktuara nga sacmat e ciftes.

E njoftuar per ngjarjen policia vendore ka derguar nje grup hetimor dhe eksperte ne shtepine e familjes Xhyheri dhe ne spital. Burime zyrtare thane se jane kryer keqyrjet e te gjitha provave per te zbardhur ngjarjen qe eshte cilesuar si e rende.

Mesohet se nga hetimi paraprak behet fjale per nje vetevrasje, nderkohe qe arma dhe gezhoja e gjetur u derguan per ekspertize te metejshme ne laboratorin kriminalistik. Grupi hetimor ka marre ne pyetje edhe familjaret e te ndjerit, te cilet thane se Shpetimi prej 5 muajsh ishte terhequr nga funksioni i tij si shef i Inspektoriatit te Ndertimit ne Vlore dhe shkak ishte bere semundja e rende nga e cila vuante. Gjithsesi burime zyrtare thane se hetimet po vijojne dhe do te jene ekspertet qe do te japin konkluzionet perfundimtare. Po diten e djeshme familjaret kane terhequr trupin nga morgu per te kryer nderimet e fundit per 65-vjecarin qe njihet si nje ish-funksionar i larte vitet e fundit ne qytetin bregdetar dhe korrekt ne detyre.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›