E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, makina aksidenton për vdekje kalimtarin

Një kalimtar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë Fushë Krujë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 67-vjeçari Riza Skana i cili është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar ngë njëra anë e rrugës në tjetrën.

Goditja ka qënë fatale për 67-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa  automjeti i cili e ka aksidentuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›