E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporterët e KiE-së konferencë pas takimeve me krerët e politikës

Raporteret e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco përfundojnë sot vizitën në Tiranë.

Pas takimit të fuqndit që do të zhvillojnë me presidentin Bujar Nishani, dy raporterët pritet të japin një konferencë për shtyp ku do të bëjnë të ditur qëndrimet e tyre në lidhje me përgatitjet për procesin zgjedhor të 23 qershorit.

Gjatë ditës së djeshme Evans dhe Petrenco zhvilluan takime me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS Rama.

Gjatë qëndrimit disa ditor në Tiranë ata janë takuar dhe me aktorë të tjerë politikë, dhe janë njohur me përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

Vizita e tyre u zhvillua në një kohë kur situata në KQZ degjeneroi me largimin e tre anëtarëve dhe ngrirjes së marrëdhënieve të një tjetri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›