Filiali i Universitetit te Tiranes ne Kukes vuan mungesen e ambienteve
Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës edhe për këtë vit akademik nuk do të ketë ambiente të mjaftueshme për studentët. Turnet për studentët deri në orët e vona të mbrëmjes do të jenë të detyrueshme për shkak të mungesës së ambienteve. Ndërsa përpjekjet për gjetjen e tyre janë vënë në rrugën e zgjidhjes.
Drejtuesit e Filialit të universitetit në Kukës thonë se paraprakisht Ministria e Shëndetësisë ka rënë dakord për kalimin në pronësi të këtij filiali të disa ambienteve pranë spitalit rajonal të Kukësit ,ambiente që do të përshtaten për studentet e degës së infermierisë Dr.Mexhit Hajdari, Drejtor i Filialit të UT Kukës thotë se këtë vit janë regjistruar 210 studentë për 230 kuota pranimi në degët administrimbiznes, gjuhë e huaj dhe infermieri.
Sipas Z.Hajdari, prurja e studenteve ka një shtrirje gjeografike të gjithë teritorrit shqiptar, por ai shton se nëse do të ketë interes do pranohen edhe studentë të Kosovës dhe trevave të tjera shqipfolëse.
Filiali i UT në Kukës u hap 5 vite më parë. Sivjet u dhanë 50 diplomat e para në këtë filial, ndërsa numri i përgjithshëm i studentëve kalon 1000.