Korçë, e zë korenti, vdes 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në repartin ushtarak në Korçë ku 23-vjeçari Anxhelo Hoxhalli ka qënë duke mbledhur skrap.
Mësohet se i riu ka tentuar të vidhte telat elektrik në një kabinë duke i prerë ato por e ka zënë korenti dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkaur menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.