Fushë Krujë, makina përplas biçikletën, vdes 48-vjeçari

Një 48-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotme pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Bubq ku 48-vjeçari Behar Xhaferri ka qënë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një automjet.
Menjëherë 48-vjeçari është dërguar drejt spitalit të Fushë Krujës por ka ndërruar jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.