Korçë, motorri aksidenton kalimtarin

Një 77-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Korçë pasi u përplas nga një motorr.
Burime nga policia e Korçës thanë se shtetasi i plagosur është Kastriot Vitollari.
Ai u godit nga një motorr që po lëvizte me shpejtësi, ndërsa dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.
77-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Korçës dhe burime spitalore thanë për RTV "Ora Neës" se 77-vjeçari Vitollari është jashtë rrezikut për jetën
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, është vënë në kërkim të drejtuesit të motorrit.