Fushë Krujë, makina përplaset me banesën, 2 të vdekur
FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 1:26, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Mësohet se një makinë është përplasur me nje banesë në afërsi të Thumanës, duke shkatuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshni në automjet
Armendo Dervishi, Enver Veseli.
Ndërkohë mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin edhe persona të tjerë të cilët janë plagosur, por identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Tiranës për në spital.
Nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe automjetit.
(e.m/BalkanWeb)