E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik, Universitetet hapin dyert për studentët

TIRANE- Universitetet publike në mbarë vendin sot hapin dyert për studentët. Këtë vit për të tre ciklet e studimeve do të ulen në auditore rreth 52 mijë studentë,

23 mijë studentë nisin sot studimet në universitete me kohë të plotë, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të regjistrohen edhe 2 mijë të tjerë, pas plotësimit të formularit A3.

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dje ka përshëndetur studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2011-2012.Duke theksuar arritjen për shtimin e kuotave në universitete, ministri Tafaj tha se sfidë për arsimin e lartë mbetet rritja e cilësisë.

Dekani i fakultetit Ekonomik Omer Stringa, nga ambientet e jashtme të këtij fakulteti bën me dije se këtë vit të ri shkollor ky institucion pret rreth 1100 të rinj.

“Ky vit fillon me ardhjen e stutendeve te rinj. Fakulteti Ekonomik pret 1 100 studentë në katër degë, biznes, financë, informatik ekonomike dhe ekonomiks. Për ciklin Part Time proceduarat ende nuk kanë filluar dhe sipas urdhrit të Ministrisë së Ekonomisë procedurat fillojnë me 18 tetor ndërkohë mësimi në nëntor”,- thekson Stringa.

Stringa nënvizoi se problemi me audoiret vijon të mbetet problematikë edhe në këtë fakultet.

“Problemi i sallave ka qenë dhe vijon të mbetet. Unë me atë që kam parë në parë në perëndim shkolla fillon në orën 8:30 dhe përfunon 19:20-20:00 ndërsa ne kemi rënë dakort që një pjesë të fillojë paradite dhe një pjesë pasdite. Nëse ne do ndjekim frymën perëndimore e thyjmë këtë mit, por ne kemi nevojë për auditore të reja”,- nënvizoi Stringa.

Berisha: Ministria e Arsimit reformë të thellë në arsim
Kryeministri Berisha zgjodhi Universitetin “Fan Noli” për t’i uruar vit të mbarë studentëve në mbarë vendin. “Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida”- tha sot kryeministri, sot para studentëve të Korçës, të cilët sot festojnë dhe 40 vjetorin e hapjes së Universitetit të tyre.
Bersiha premtoi se Ministria e Arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë, dhe sulmet e opozitës i cilësoi si "të pavlera".
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha: Së shpejti karta bashkiake për studentët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›