E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, makina përplaset me kamionin, 1 i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e vona të natës në aksin Fushë Krujë-Vorë. Një makinë ku udhëtonin tre persona është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit ndërsa janë plagosur dy pasagjerët.
Ervin Gjika, 21 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes, ndërsa dy të plagosurit janë tranpsortuar në spitalin ushtarak.
Sipas burimeve policore, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte makina.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›