E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kultivonte lëndë narkotike, pranga 22 vjecarit

SHKODER- Drejtoria e policisë së Qarkut të Shkodrës arreston një 22-vjecar për kultivim të lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli të befasishëm në banesën e shtetasit Prel Maxhuni, lindur në fshatin Buxhon të Pukës dhe banues në Bardhaj të Shkodrës është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie prej 17.2 kg kanabis sativa.

Gjatë arrestimit në flagrancë në banesën e 22-vjecarit nga Puka, blutë e Shkodrës kanë gjetur edhe 270 gram fara, që përdoren për mbjelljen e kësaj bime, të cilat i riu do i përdorte për kultivimin e bimës narkotike edhe gjatë këtij sezoni, ku starton dhe mbjellja e bimëve narkotike.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›