Afganistan, vritet negociatori i Këshillit të Paqes
KABUL- Një person i armatosur ka vrarë sot negociatorin kryesor në Afganistan, i cili më parë kishte qenë një luftëtar taleban.
Vrasja është parë si goditje ndaj përpjekjeve të qeverisë afgane për të zhvilluar negociata për zgjidhje politike të luftës kundër militantëve talebanë.
Policia tha se negociatori, Arsala Rahmani, ishte në veturën e tij kur u vra nga një person i armatosur, në pjesën perëndimore të Kabulit. Rahman ishte njëri nga 70 afganët dhe ish talibanët me ndikim, që ishte emëruar nga presidenti afgan, Hamid Karzai, për të bërë përpjekje për pajtim me militantët talebanë.
Arsala Rahmani kishte shërbyer si ministër i Arsimit të Lartë në regjimin taleban. Pas rënies së regjimit taleban, ai kishte bashkëpunuar me qeverinë e Karzait dhe kishte shërbyer edhe në Parlament.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)