Kreu i opozitës 10 mijë euro dëmshpërblim për shpifje kundër Gruevskit
SHKUP- Kryetari i partisë opozitare NSDP, Tito Petkovski do të paguajë mbi 10 mijë euro për dëmtimin e nderit dhe imazhit të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore Shkupi 1, pas një procesi gjyqësor të ngritur nga kryeministri Gruevski kundër liderit të Partisë së Re Socialdemokrate (NSDP), Tito Petkovski, transmeton Ina.
Gjykatësi i këtij procesi deklaroi se ky dënim shqiptohet dhe miratohet pjesërisht pas padisë së ngritur për shpifje nga Gruevski. Shqiptimi i këtij dënimi në gjykatë u dëgjua vetëm nga avokatët e dyja palëve.
Gruesvski ka ngitur kallëzim penal kundër Petkovskit për shpifje, në një tekst të këtij të fundit të publikuar një vit më parë në javoren “Fokus”, ku shkruhej se kryeministri përmes një letre drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon kishte pranuar propozimin e emrit – Republika e Maqedonisë (Shkupi), dhe kjo kishte ndodhur në prag të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. (e.m/BalkanWeb)