E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, përplaset për vdekje 32-vjecari me motor

FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Policia e mbërritur në vendngjarje saktësoi se, 32-vjecari Gaza Përdoda që udhëtonte me motor është përplasur për vdekje nga një furgon.

Policia shton se furgoni që përplasi viktimën ka qenë me targa të Krujës ndërkohë që policia ka kryer shoqërimin e shoferit. 

Hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›