E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, dënohet me 2 vjet burg “Ivani i tmerrshëm”

SERBI- Ivan Bogdanov është dënuar sërish me dy vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Serbi, për shkak të incidenteve të shkaktuara në stadiumin e Xhenovas në Itali dy vjet më parë.

Ultrasi i Crvena Zvezdës u bë i famshëm për shkak se mori peng një ndeshje futbolli, ndërsa gjatë momenteve të çmendurisë, dogji edhe flamurin shqiptar. Ai ishte dënuar me dy vjet burg nga Gjykata e Beogradit, por Apeli e prishi vendimin dhe e riktheu për rigjykim, pasi kishte patur parregullsi në proces.

Tashmë, Bogdanov ka marrë të njëjtën masë, ndërkohë që veç kësaj, atij i është ndaluar të hyjë përjetë në stadium si edhe të mos shkojë kurrë në Itali. Bogdanov ka për të kryer edhe 6 muaj të tjerë dënim me burg, përpara se të lirohet.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›