Furgoni perplaset me motocikleten humb jeten 32 vjecari
Një aksident me vdekjen e një 32 vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Milot në vendin e quajtur kryqëzimi i Gramzës. Nga policia lokale bëhet e ditur se viktima Gaspër Doda 32 vjeç po udhëtonte me motocikletë dhe është përplasur më një furgon më targa të Krujës. Sipas policisë drejtuesi i furgonit Mërsim Leka nga Thumana që aksidentoi për vdekje 32 vjeçarin nga Durrësi po transportonte disa punëtorë të Fushë- Krujës, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar nga përplasja e fortë. Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në komisariat. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të mjetit furgon me targa të Krujës.