Pranga gardianit te burgut

Një gardian i burgut të Kosovës në Lushnje ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kap me 10 kg hashash. Uniforma e shërbimit bazë në burgun e Kosovës Kafreman Nezha ishte nën survejim që prej një viti dhe akuzohet se furnizonte me drogë të dënuarit. Gjatë kontrollit në banesë ju gjenden 10 kg hashash dhe disa kallëpe dinamiti. Arrestimi i gardianit u finalizua gjatë operacionit të koduar “Rruga e gjatë si dhe u arrestua bashkëpunëtori i tij 24 vjeçari Denis Pepa. Gjithashtu policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses edhe dy operacione të tjera duke arrestuar disa persona nën akuzën e kontrabandës së mallrave. Të arrestuarit janë Zamir Fejzollari, Aleksandër Puka, Ardjan File, Berti Kamberi, si dhe është shpallur në kërkim punonjësi i Doganës së Kapshticës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Këta shtetas tentuan të kalonin mallra kontrabandë më dy mjete të tipit Benz. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 800 xhupa meshkujsh, pa faturë shoqëruese të mallit, gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe dy automjetet tip Benz.