E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje Hercegovina gjithnje e me e preferuar nga turistet

Bosnje Hercegovina njihet me teper per shkak te konfliktit tre vjecar gjate shperberjes se ish-Jugosllavise ne vitet 90 por ky shtet ballkanik eshte duke u shnderruar ne nje nga destinacionet turistike kryesore te Evropes.

Ashtu si Kroacia fqinje Bosnje Hercegovina po nderton mjaft mire reputacionin e nje vendi shume interesant per tu vizituar.

Nje numer gjithmone e me i madh njerezish po shkojne te perjetojne kenaqesite e kryeqytetit te saj Sarajeve qe kur ajo u shpall si nje nder dhjete qytetet me te mire per tu vizituar nga libri mbi turizmin Udhetimet me te mira te vitit 2010 i shoqerise Lonely Planet.

Bosnja qendron ne udhekryqin midis kulturave lindore dhe perendimore.

Pjesa e vjeter e Sarajeves e quajtur Bascarsija ka ende ndertesa qe datojne nga perandoria turke. Sarajeva u ndertua nga otomanet ne shekullin e 14-te kur vendi u pushtua prej tyre.

Turistja italiane Natalia Mandeli thote se i ben shume pershtypje shumellojshmeria e qytetit

shte qytet shume i bukur. Banoret thone se eshte Jeruzalemi i Evropes dhe une mendoj se e kane fjalen per fete e shumta qe bashkejetojne ketu dhe mua ky aspekt me pelqen shume.

Qyteti eshte i famshem per shumellojshmerine e tij fetare pasi ketu jetojne se bashku myslimane ortodokse katolike dhe hebrenj.

Zedhenesja e Shoqates per Turizmin e Sarajeves Asja Haxhiefendik-Mesic eshte krenare per qytetin e saj. Ajo thote se e ardhmja e turizmit ne Bosnje Hercegovine duket mjaft premtuese.

Parashikimet e Federates Boterore te Turizmit thone se Bosnja do te jete se shpejti midis tre destinacioneve turistike kryesore me rritjen me te larte te numrit te turisteve.

Te dhenat zyrtare tregojne se mbi 180 mije turiste nga 114 vende te ndryshme te botes vizituan kryeqytetin boshnjak ne gjashte muajt e fundit te ketij viti. Te ardhurat nga turizmi i Sarajeves per vitin 2011 kapen shifra rekord duke kaluar keshtu edhe ato te regjistruara per vitin 1984 kur ne qytet u zhvilluan Lojrat Olimpike Dimerore.

Pergjegjesja e hotelit Butik 36 Andrea Softic thote se ajo eshte shume e lumtur per kete permiresim te sezonit turistik.

Me kenaqesi te madhe mund te them se ne kemi nje bum turistik ketu ne Sarajeve por mund te thuhet edhe ne te gjithe Bosnjen. Ky sezon qe fatkeqesisht mbaroi ishte ne menyre te vecante nje sukses dhe ne patem shume turiste nga te gjithe kontinentet nga e gjithe bota.   

Muzeu i qytetit ndodhet ne vendin ku perandori austro-hungarez Franz Ferdinand u vra ne vitin 1914. Vrasesit e tij nje grup te rinjsh serbe te njohur me emrin Bosnja e Re u kapen menjehere. Kjo vrasje ishte ngjarja qe shkaktoi fillimin e Luftes se Pare Boterore.

Nje shprehje thote se kush pi uje burimi ne Bascarsija nuk e le kurre Sarajeven. Edhe tani turisteve u pelqen aty te provojne ujin e burimit.

Nje nga njerezit qe kane pire kete uje eshte edhe Meri Beth Niksic nje amerikane e martuar me nje boshnjak 10 vjet me pare. Ajo me te shoqin u takuan ne Sarajeve. Edhe pse tani ata jetojne ne Pitsburg te Pensilvanise ajo thote se ata kthehen aty cdo vit.

shte nje mrekulli. Ndertesat per shembull disa prej tyre jane ato Austro-Hungareze dhe pastaj eshte Bascarsija me stilin turk dhe gjithcka eshte e nderthurur bashke. Pastaj ka edhe ushqime te ndryshme dhe aroma te ndryshme...

Ne Sarajeve turisteve u pelqen te shijojne ushqimin vendas ne menyre te vecante nje pjate te quajtur cevapcici shume e ngjashme me qoftet e cila atje sherbehet zakonisht e shoqeruar me pite e qepe.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›