E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, tjetër shpërthim, dëmtohet ura hekurudhore

FUSHE KRUJE- Një tjetër shpërthim tritoli trondit Fushë Krujën. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së djeshme ku lënda shpërthyese ishte vendosur në një urë hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos me Vorën. Ura ka pësuar dëmtime te dukshme për pasojë trenat transportues nuk mund të lëvizin. Forca policie mbërritën menjëherë në vendgjarje dhe nisën hetimet.Shpërthimet me tritol janë bërë të shpeshta në këtë zonë dhe policia dyshon se keto kane lidhje me aktivitetin e fabrikës së çimentos që ndodhet pikërisht në këtë vend.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›