Tirana, në pritje të vendimit të Kolegjit, sot shqyrtohet ankesa PS
TIRANE- Rezultati final për Tiranën do të duhet sërish të presë përfundimin e betejës ligjore në Kolegjin Zgjedhor. Sot në ora 10:00, trupa gjyqësore e Kolegjit do të shqyrtojë kërkesë-padinë e re të paraqitur nga Partia Socialiste, ku pas rrëzimit të dy ankimimeve të para, këtë herë socialistët kërkojnë gjykimin në themel të çështjes që lidhet me fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara.
Në kërkesë-padinë e tretë të depozituar në Kolegj disa ditë më parë, socialistët shprehen ndër të tjera se KQZ-ja, me hapjen e kutive për numërimin e fletëve të votimit që ndodheshin në kutitë e gabuara, ndryshoi tabelat e grupeve të numërimit, sipas tyre, në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjithashtu, PS-ja ankohet edhe për faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshëm i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e kodit zgjedhor, pretendon opozita.
Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja. Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama. Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë. Përfundimi i shqyrtimit të ankesave nga Kolegji zgjedhor certifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
(s.g/balkanWeb)