E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, afro 1 milion pelegrinë në kishën e Shëna Ndout

LAC- Sot Laci është gdhirë me afro 1 milion banorë ose me afro 1/3 e popullsisë së gjithë vendit. Qindra mijëra vetë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në kishë ne Shëna Ndout. Besimtarët kanë nisur të popullojnë të gjithë vendin përreth kishash dhe vendin e shenjtë, që në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës, duke ndjekur edhe ritualin e lutjeve të tyre.

Me shpresën se Shëna Ndou do tua plotësojë dëshirat, pelegrinët kanë vazhduar ritualin e lutjeve duke sfiduar edhe temperaturat, por edhe ndryshimet e shpeshta të motit. Kjo është nata që për besimtarët përkon me natën pas vdekjes së Shëna Ndout. Sipas Biblës, pas vdekjes së tij u zbuluan edhe 13 mrekullitë në shërbim të njerëzimit.

Besimtarët e ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit kanë ndjekur meshë ne organizuar këtë të dielë paradite dhe janë lutur për më shumë mirësi dhe lumturi në familjen e tyre.

“Kemi besim tek ky vend i shenjtë. Kemi vërtet besim tek ky vend”, shprehen banorët.

Që në orët e para të mëngjesit njerëzit drejtohen për në kodër që të krijon ndjesinë e në catie, e gjitha e përbërë nga gurë të bardhë. Të gjithë për atje, në majë, tek shenjtorja e Shëna Ndout. Rruga bëhet në këmbë, pasi besimtarët mundohet të imitojnë shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

Për të përballuar fluksin e pazakontë të pelegrinëve, që mund të shkojnë deri në 1 milion vetë, Drejtoria e Shëndetit Publik të Kurbinit ka instaluar edhe reparte urgjence tek kisha.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›