Kolegji Zgjedhor pritet te shqyrtoje neser ankimimin e PS-se per Tiranen
Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit pritet të shqyrtojë të hënën (ora 10:00) kërkesë-padinë e re të paraqitur nga Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 8 majit, për kryetarin e bashkisë Tiranë.
Pas rrëzimit të dy ankimimeve të para, këtë herë socialistët kërkojnë gjykimin në themel të çështjes që lidhet me fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara.
Në kërkesë-padinë e depozituar në Kolegj disa ditë më parë socialistët shprehen ndër të tjera se KQZ, me hapjen e kutive për numërimin e fletëve të votimit që ndodheshin në kutitë e gabuara, ndryshoi tabelat e grupeve të numërimit, sipas tyre, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Gjithashtu, PS ankohet edhe për faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshme i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor, pretendon opozita.
Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.
Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë. Përfundimi i shqyrtimit të ankesave nga Kolegji zgjedhor çertifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Zbardhja e vendimit të 3 qershorit përmes të cilit Lulzim Basha konfirmohet fitues i Tiranës flet qartë për zbatim të praktikave ligjore në vendimarrjen e saj nga KQZ . Nëse i referohemi deklaratave kërcënuese të Edi Ramës duket se edhe kërkesa e rradhës nuk ka bazë ligjore për ti dhënë të drejtë në pretendimet e tij. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar njëzëri respektim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor si organi më i lartë që i trajton mosmarrëveshjet zgjedhore. Madje disa prej tyre si Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen kanë kërkuar vendosjen e interesave të kombit përpara interesave personale.