Fushë-Krujë, tritol dyqanit në qendër të qytetit, nuk ka të lënduar
FUSHE KRUJE - Një dyqan në qendër të qytetit të Fushë-Krujës thuajse është shkatërruar totalisht, pasi i ishte vendosur një sasi tritoli.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të ditës së dielë. Dyqani në pronësi të shtetasit Petraq Ndoni, i cili kryesisht tregtonte artikuj shkollorë, ndodhet shumë pranë godinës së bashkisë së Fushë-Krujës, e cila nuk ka pësuar dëme materiale.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar. Shkaqet e vendosjes së tritolit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
(a.k/BalkanWeb)