Presidenca e BE: Statusi brenda 6 muajsh nëse realizohet tranzicioni i qetë i pushtetit
BRUKSEL - Presidenca e Bashkimit Evropian është e gatshme të punojë me autoritetet shqiptare për ta mbyllur brenda 6-mujorit të saj dhënien e statusit të vendit kandidat. Në një intervistë për Albanian Screen, shefi i presidencës lituaneze, ministri i Jashtëm, Linas Linkevicius, u shpreh dje se për t’ia arritur këtij qëllimi, nga Tirana zyrtare kërkohet tranzicion i qetë i pushtetit, përgjegjësi e të gjithë faktorëve politikë dhe vazhdim të reformave, të cilat janë jetike për institucionet demokratike dhe jetën e qytetarëve.
“Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, siç e thashë, të jemi konstruktivë, pozitivë, jo neutralë, megjithëse zakonisht Presidenca duhet të jetë neutrale. Ne do të kemi një përfshirje pozitive në këtë proces. Shqipëria kaloi një test shumë të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve, ne i kemi ndjekur ato nga afër. Tani ajo ka një tjetër test, një tranzicion të qetë. Në këtë rast, gjatë presidencës sonë ne besojmë se do të ecim përpara në mënyrë përfundimtare me statusin”, - tha Linkevicius.
I pyetur se çfarë nevojitet të bëhet nga Tirana në mënyrë që statusi i vendit kandidat të merret në dhjetor ai tha se “të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përsipër përgjegjesinë e tyre e të bien dakord për të bërë reformat e domosdoshme, në mënyrë që të jemi të sigurt dhe t’i jepet vendit një imazh i besueshëm për t’u integruar në BE”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)