Fushë Krujë, urë 1.3 km në det për të shkuar në plazhin e Patokut
FUSHë KRUJë- Një urë mbi det është një nga zgjidhjet që disa nga biznesmenët në Fushë-Krujë kanë gjetur për të përshkuar perëndimn e plazhit të Patokut. Ura e ndërtuar ka një gjatësi prej 1.3 km dhe lidh brigjet e dy anëve deri në një nga ishujt në thellësi të detit. Ishulli i cili është formuar para disa viteve nga prurjet e lumenjve, Mat dhe Ishëm pas devijimeve.
Nevoja për të shfrytëzuar këtë ishull, të pasur me ujë të pastër ka bërë që të vijnë edhe pushuesit e parë, edhe pse të paktë në numër. Ura e ndërtuar tërësisht prej druri është në gjendje të përballojë një kapacitet të konsiderueshëm në njerëz.
Fenomeni natyror që ka krijuar këtë ishull të vogël kërkon edhe mbështetjen shtetërore pasi prurjet e vazhdueshme të lumenjve në mënyrë të pakontrolluar sjellin edhe papastërti duke ndotur këtë vend.
(m.a/News24/BalkanWeb)