Kosovë, Sejdiu bën thirrje për njohjen e Kosovës
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, bëri thirrje sot, gjatë një takimi me pjesëmarrësit e Seminarit XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, për njohje të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet pas mendimit shumë të qartë të GJND-së për ligjshmërinë e saj.
"Vizioni themelor i qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe vetë OKB-në”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Ai vuri në dukje se "pas mendimit shumë të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë hequr të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur përsa i përket legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, prandaj ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë që ta bëjnë këtë sa më parë".
Presidenti Sejdiu vlerësoi gjatë këtij takimi punën që po bëhet nga organizatorët e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare për ruajtjen e vazhdimësisë së studimeve albanologjike dhe shtroi nevojën që të punohet më shumë për ripërtëritjen dhe hapjen e katedrave të reja të studimeve albanologjike në botë.
(m.a/ata/BalkanWeb)