E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë një 25-vjecar

TIRANë- Një 25-vjecar ka mbetur i plagosur në fshatin Pezë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i riu është qëlluar me armë nga një banor tjetër i fshatit, tashmë i identifikuar nga policia si Artur Haxhia, e cila është vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë që i lënduari Bledush Demarku është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mbeten të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërsa mendohet se i plagosuri dhe autori mund të kenë patur konflikt për motive të dobëta. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›