Zbulohet sistem i ri diellor me shtatë planete?

Gjenevë, 25 gusht - Ekipi ndërkombëtar i austronautëve pohon se ka zbuluar yll, i cili i ngjan Diellit dhe rreth të cilit qarkullojnë shtatë planete, prej të cilave njëra mund të jetë më e vogla e cila ndonjëherë është zbuluar jashtë sistemit diellor.
Në qoftë se hulumtimi konfirmohet, sistemi planetar rreth HD 10180, yje të vendosura në yllësinë jugore të Hidrës dhe në largësi 127 vite shëndritëse nga Toka, do të mund të jetë më i madhi të cilin e kanë zbuluar astronautët, njoftoi Observatori jugor evropian (ESO).
Astronautët pohojnë se është edhe e mundur se në cilindo planet të cilët lëvizin rreth HD 10180 ka jetë. Planetet janë ose tepër të mëdha ose tepër të ngrohta, ndërsa sipas madhësisë lëvizin nga ato që i ngjajnë Saturnit, deri te ato të cilat i ngjajnë Tokës.
Ata theksojnë, gjtihashtu, se largësia e planeteve nga ylli amë është i ngjashëm si ajo në sistemin tonë diellor.
"Me siguri zbuluam sistem me deri tani më së shumti planete të zbuluara. Ky zbulim i pabesueshëm dëshmon se po hymë në erë të re të hulumtimit të egzoplaneteve, gjegjësisht studime të sistemeve të komplikuara planetare, e jo vetëm planeteve individuale", theksoi Kristof Lovis nga Universiteti në Gjenevë, autor i studimit të publikuar në revistën "Astronomy and Astrophysics".
Ai shtoi se hulumtimi i lëvizjes planetare në sistemin e sapozbuluar do të zbulojë interaksione të reja gravituese midis planeteve dhe do të mundësojë ekspertizë në evolucionet afatgjate të sistemit.
Hulumtimi është fryt i punës gjashtëvjeçare. Astronautët kanë shfrytëzuar spektograf HARPS, i përforcuar në teleskop të madh 3,6 metra në La Stil në Kili.