Fushë Krujë, vritet me thikë 19-vjeçari
Një 19-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë pasi është qëlluar me thikë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në një lokal në fshatin Borizanë ku 19-vjeçari Florian Kadiu është qëlluar disa herë me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 19-vjeçarit por dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve të vrasjes së adoleshentit.