Fushe-Kruje vritet ne nje prite i liruari nga burgu
Ngjarja ndodhi rreth ores 1900 ne qytetin e Fushe-Krujes. Sipas policise viktima po kthehej ne banesen e tij kur persona ende te paidentifikuar e kane vrare ate. Krismat e armes alarmuan familjaret e 37-vjecarit i cili u gjet ne gjendje te plagosur. Ata e nisen menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane por burime spitalore bene te ditur se ai nderroi jete vetem pak minuta pas mberritjes. Plaget e renda dhe humbja e nje sasie te madhe gjaku gjate rruges bene qe viktima te mos u rezistonte plumbave. Ne vendin e ngjarjes mberriten mbreme eksperte te Policise Kriminale te Durresit e Fushe-Krujes por erresira moti i keq dhe me reshje solli veshtiresi ne sekuestrimin dhe fiksimin e provave materiale. Nga hetimi paraprak rezultoi se viktima ishte liruar pak dite me pare nga qelia. Ai ishte arrestuar si i dyshuar per autoresine e nje vrasjeje te ndodhur rreth 4 vjet me pare po ne Fushe-Kruje. Viktima eshte shtetasi Naim ela. Burime te policise bene te ditur se nga hetimi paraprak rezultoi se 37-vjecari ishte mbajtur per 4 vjet ne burg per tu liruar pak kohe me pare ne rrethana qe pritet te zbardhen me vone. Dyshohet se vrasja e mbremshme te kete lidhje pikerisht me ngjarjen e ndodhur ne vitin 2006. Burime te policise bene te ditur se jane shoqeruar 10 persona te cilet dyshohet te kene dijeni ne lidhje me kete krim. Ata jane marre ne pyetje gjer ne oret e vona pasi ka dyshime se ngjarja te kete si motiv hakmarrjen. Te njejtat burime bene te ditur se vrasesit e kane pritur viktimen ne nje dite teper te renduar nga permbytjet ne Fushe-Kruje. Dyshohet se levizjet e tij kane qene te survejuara. Per shkak edhe te vendit ku ndodhi vrasja pasi viktima e kishte shtepine afer tregut te qytetit ku levizjet ne oret e nates jane te pakta askush nuk ka pare levizje te dyshimta. Krismat e armes e cila rezultoi te kete qene pistolete vune ne alarm te gjithe zonen. Policia beri te ditur se eshte duke hetuar por ende nuk mund te flasin me emra konkrete per autoret e dyshuar te krimit. Blute bllokuan mbreme akset kryesore te qytetit me qellim qe te mos lejonin depertimin e autoreve jashte saj. Arrestimi i Ardian Kadiut
Ne maj te vitit 2006 Ardian Kadiu u arrestua nga policia e Fushe-Krujes pasi u akuzua se qelloi me arme zjarri ndaj 50-vjecarit Naim ela. Ky i fundit kishte parkuar nje furgon para baneses se Kadiut cka mendohet te kete startuar grindjen e me pas nxjerrjen e armeve. Naim ela zoteronte ne qytet nje pike te tregtimit me shumice dhe ate te pakices ne lagjen Kastriot. Si cdo mbremje ai eshte nisur drejt dyqanit te vogel me furgonin e punes me te cilin udhetonte dhe i biri Pellumbi. Rrugica e ngushte i ka detyruar ata te ndalonin mjetin disa metra me larg dhe pikerisht para hyrjes se nje prej shtepive te zones. Pronari i shtepise Ardian Kadiu pas grindjes per parkimin ka qelluar tregtarin. I biri i viktimes ne ate kohe qelloi me nje pistolete qe kishte ne makine ndaj Kadiut duke e lene te plagosur. Kadiu u arrestua ne ate kohe per te qendruar disa vite ne burg.
FUSHE-KRUJE/ ROLAND NIKOLLI