E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyten Durresi e Lezha shpallet emergjenca civile

/ /

I mbledhur dje ne mbremje Keshilli i Ministrave vendosi me propozim te ministrit te Brendshem Lulezim Basha te shpalle fatkeqesine natyrore edhe ne dy qarqe te tjera nisur nga situata alarmante e ketyre qarqeve diten e djeshme. Me propozimin e ministrit te Brendshem Keshilli i Ministrave vendosi shpalljen e gjendjes se emergjences civile fatkeqesise natyrore si pasoje e perkeqesimit te kushteve natyrore te motit e te reshjeve ne zonat e permbytura ne qarqet e Durresit e te Lezhes thuhet ne vendimin e qeverise. Komiteti Nderministror i Emergjences Civile i ngritur per kete rast do te drejtohet nga zv.kryeministri Meta dhe ne perberje te tij do te jene ministra dhe disa drejtore. Ashtu si dhe ne rastin e Shkodres jane urdheruar ministrite te bashkepunojne me drejtuesit lokale per te menaxhuar situaten per evakuimet e banoreve te prekur nga permbytja. Vershimi i ujerave per shkak te reshjeve te furishme paralizoi thuajse te gjithe vendin. Situata me problematike dje ishte ne Lezhe Fushe-Kruje Durres Mat Mirdite e Puke. Ne Lezhe situate e veshtire paraqitej ne zonen e Kunese dhe Torrovices. Vershimi i ujerave beri qe argjinatura e hidrovoreve ne Torrovice te rrezikoje carjen duke paralajmeruar keshtu permbytjen e dhjetera fshatrave madje uji do te vershonte deri ne Lezhe. Baticat detare demtuan disa subjekte ne bregdet ndersa rruga Shengjin-Kune u bllokua. Nderkaq ne autostraden Durres-Kukes rreth 800 m mbi uren e Matit prane fshatit Skuraj u demtua traseja e rruges per shkak te gerryerjes nga ujerat e perroit dhe qarkullimi kryhej me veshtiresi. Edhe ne nje pjese tjeter te autostrades pati rreshqitje te dherave duke sjelle probleme ne levizje. Situate e rende paraqitet edhe ne Fushe-Kruje si pasoje e daljes se lumit Mzez. Dy banesa u shemben ne fshatin Noaj te Krujes. Mbi 500 banesa e 300 biznese u permbyten ne Fushe-Kruje. Banoret u detyruan te lene shtepite pasi uji ne disa vende kaloi mbi nje meter ndersa institucionet vendore urdheruan mbylljen e shkollave. Siperfaqja e permbytur vetem sa po rritej ndersa banoret bene apel per ndihme pasi ata ishin edhe pa ushqime. Dhjetera shtepi u permbyten edhe ne Durres nga nje rrebesh i papritur. I gjithe qyteti u paralizua. Edhe autostrada Tirane-Durres u bllokua duke shkaktuar radhe kilometrike ne afersi te Marikajt. Ndersa superstrada Plepa-Rrogozhine doli jashte funksionit. Situata e rende eshte paraqitur jo vetem ne periferi por edhe ne qytet ku niveli i ujit arrinte deri ne 45 cm. Ne plazh ish-Kenete dhe Spitalle mbreteronte uji. Nje situate e pazakonte atmosferike perfshiu dje gjithe rajonin e rrethit te Matit. Furia e reshjeve nisi ne oren 0900 dhe vetem rreth ores 16.00 u normalizua disi. Shtepi rruge e ura te shembura akse nacionale e rurale te bllokuara mjete te izoluara per ore te tera. Rreth ores 1100 u bllokua edhe rruga nacionale e Peshkopise ne dy segmente. Tri shtepi u shemben per shkak te rreshqitjes se tokes dhe disa te tjera rrezikojne. Ne rrethin e Malesise se Madhe segmenti Tamare-Vukel eshte i pakalueshem ndersa shembje kishte edhe ne zona te tjera. Edhe ne Puke aksi Fushe Arrez-Iballe eshte i pakalueshem. Per shkak te rreshqitjes se dherave edhe ne segmentin Librazhd-Qafe Thane ne afersi te fshatit Dragostunje pati veshtiresi ne qarkullim. Situata e rrugeve

SHKODER
Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harkun e Berdices rruga eshte e pakalueshme
Tek Ura e Bunes uji ka kaluar mbi ure duke krijuar permbytje te rruges dhe duke e bere te pakalueshme
Rruga per ne Muriqan eshte e bllokuar po keshtu edhe rruga per ne Shiroke eshte e permbytur
Harku i Berdices - Velipoje qarkullojne vetem mjetet e medha mjetet e vogla nga rruget dytesore
Koplik - Dedaj - Boge qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore pasi uji arrin ne 60 cm
Hyrja per ne Shkoder behet nga Mjeda
Shkoder-Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit mbi rruge ne oret e pasdites
Shkoder - Hani i Hotit ne vendin e quajtur Vukpalaj rreth 5km deri te dogana eshte e pakalueshme
KUKES
Sopot - Ura e Bujanit ne uren e Bujanit kalimi behet me veshtiresi
Bajram Curri - Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga me nje kalim
DIBER
Peshkopi-Muhurr - Qafe Draj rruga eshte e bllokuar duke izoluar komunat e Recit Zalldardhes Arrezit dhe Lures
Peshkopi - Ura e Skurajt ku bashkohet rruga e Peshkopise me autostraden rruga eshte e bllokuar
LEZHE
Ka bllokim te rruges ne aksin Ura e Skurajve ne drejtim te Burrelit
VLORE
Vlore - Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras DURRES

Nje rrebesh i papritur paralizoi dje gjithe qytetin e Durresit por situate problematike u shenua ne autostrade ne afersi te fshatit Marikaj. Uji vershoi ne rruge duke paralizuar qindra mjete. Radhet kilometrike vune ne alarm policine e cila mberriti ne vend dhe u detyrua ti devijonte makinat ne rruge dytesore. Nderkaq deme te konsiderueshme u shenuan ne familjet e kateve te para ne qytet por edhe te bizneseve. Spitalla ish-Keneta dhe mjaft zona te tjera ndodhen nen uje. FUSHE-KRUJE

Lumi Mzez permbyti dje gjithe qytetin e Fushe-Krujes. Mbi 500 banesa e 300 biznese te ndryshme u permbyten ndersa familjet u detyruan te evakuohen. Banoret kerkuan ndihme pasi ndodhen pa ushqime. Per momentin ata jane strehuar tek te afermit e tyre por situata paraqitet alarmante. Pushteti vendor urdheroi edhe mbylljen e shkollave per shkak se niveli i ujit ne disa vende e kaloi nje meter. Nderkaq dy banesa u shemben ne fshatin Noaj te Krujes duke i lene familjet te pastreha. Permbytet Ballkani lumenjte dalin nga shtrati Europa ne - 26 grade C

Bosnja Serbia dhe Mali i Zi kane deklaruar gjendjen e jashtezakonshme nga permbytjet pasi shirat e dendur kane nxjerre nga shtrati lumin Drino i cili shenoi nivelet e tij me te larte ne 100 vjet. Qindra njerez u evakuuan nga zonat prane lumit qe prekin kufijte e tri shteteve. Ne Foca Bosnje uji ka arritur ne katet e dyta te ndertesave. Nje deshmitar ne qytetin ngjitur Gorazhde e krahasoi lumin me nje liqen. Kjo zone eshte e famshme per transportimin e trungjeve por nese situata vazhdon keshtu do te shohim te ankoruara ne Gorazhde anije te medha kjo eshte vertet e pabesueshme tha Muris Razanica per AP. Nga krahu tjeter punetoret e shpetimit ne Serbi dhe Malin e Zi kane evakuuar qindra njerez nga shtepite e tyre dhe Drino ka permbytur ferma dhe rruge. E gjitha zona u godit nga nderprerja e energjise elektrike dhe mungesa e ujit te pijshem. Zyrtaret kane paralajmeruar se lumenj te tjere sidomos ne jug te Bosnjes ishin prane nivelit te daljes nga shtrati. Ne jug te Kroacise lumi Neretva ka arritur nivelin e tij me te larte ne 50 vjet duke permbytur 700 shtepi ne Metkovic. Ndersa i ftohti vdekjeprures ne Europe ka paralizuar jeten normale sidomos ne pjesen veriore te kontinentit. Parashikimet tregojne se situata do te perkeqesohet gjate fundjaves. Dhjetera njerez raportohet se jane vrare nga aksidentet e shkaktuara prej temperaturave te uleta. Debora ka shkeputur transportin por shume aeroporte po perpiqen te funksionojne normalisht. Temperaturat ne Poloni kane rene ne -33C. Rreth 12 njerez te tjere kane ngrire nga te ftohtit ne Poloni gjate nates se te enjtes sipas policise duke e cuar numrin e viktimave te debores ne 30 vete. Po sipas policise shume viktima ishin te pastrehe. Ndersa ne Sllovaki zyrtaret thane se dy njerez kane humbur jeten nga aksidentet prej debores. Raste te tilla jane shenuar edhe ne Republiken eke. I ftohti ka marre jeten e pese personave ne shtetin baltik te Lituanise dhe ka pasur te pakten dy vdekje ne Gjermani. I ftohti dhe debora kane shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh gjate diteve te fundit ne Europe dhe mbylljen e disa aeroporteve britanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›