U kap me arme pa leje ne Tirane burg pa afat per Ylli Kelmendin
TIRANE - Pistoleta Bereta te cilen e mbante me vete dhe arsenali i zbuluar me pas nga policia ne banesen e tij e binden Gjykaten e Tiranes per te lene ne burg Ylli Kelmendin. Dy dite pas arrestimit te tij ne rrugen Xhorxh Bush Kelmendi nje nga deshmitaret okulare ne ekzekutimin e Fatmir Rames ne vitin 2003 i njohur edhe si Miri i Xhikes u paraqit dje ne Gjykaten e Tiranes per caktimin e mases se sigurise ndaj tij. Burime nga gjykata bene te ditur se Kelmendi nuk ka folur ne seance perpara gjyqtarit te gatshem Arben Kostandini. Pretendimet e Kelmendit i ka parashtruar avokati i tij mbrojtes i cili ka kerkuar nje mase me te lehte sigurie se ajo e arrestit me burg. Pasi eshte njohur me pretendimet e paleve gjykata ka pranuar kerkesen e prokurorise per caktimin e mases arrest me burg ndaj Kelmendit per akuzen e prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve. Ylli Kelmendi u arrestua rreth ores 1300 te se merkures ne trotuarin perballe hyrjes kryesore te godines se Parlamentit pas nje kontrolli fizik te policise ndaj tij. Nga ky kontroll oficeret e policise i gjeten atij nje pistolete Bereta te cilen e mbante pa leje. Nderkohe ne banesen e tij policia gjeti dhe sekuestroi edhe arme te tjera dhe municione per te cilat Kelmendi nuk zoteronte leje mbajtjeje. Sipas burimeve policore ai nuk ka bere rezistence per kontrollin e policise madje as pas pikasjes prej tyre te armes pa leje. Zyrtarisht pas arrestimit te Kelmendit policia e kryeqytetit pohoi se pas nje kontrolli te ushtuar iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale disa arme zjarri dhe municione nje arme zjarri pistolete e markes Bereta 7.65 mm dhe nje karikator me 7 fisheke nje arme zjarri automatik Mod. 56 dhe nje karikator me 30 fisheke nje arme zjarri pistolete dhe nje karikator me 4 fisheke 370 fisheke mod.54 te kalibrit 7.62 mm 250 fisheke te kalibrit 5.6 mm dhe 400 fisheke te kalibrit 7.62 mm. Arrestimi i pak diteve me pare eshte i disati per Kelmendin. Ai eshte vene disa here nen akuze per armembajtje pa leje. Behet e ditur se pas arrestimit ai eshte shprehur para oficereve te policise se armen e mbante vetem per vetembrojtje dhe jo per qellime kriminale. ar.ba