E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe-Kuqja clirohet nga mbetjet

Pastrimi i territorit ka angazhuar së bashku komunën e Fushë Kuqes në Kurbin, Agjensine Rajonale te Mjedist dhe shkollat, duke mundësuar largimin e mbetjeve urbane të krijuara në qendrat e banuara. Sensibilizimi i të gjithë komunitetit për të patur një ambjent të pastër dhe pa mbetje ka qenë synimi kryesor i këtij aksioni që është shtrirë në të gjithë fshatrat e Fushe Kuqes.
Kreu i kesaj komune Gjovalin Miri ka bërë të ditur se ambjenti është një detyrim që nuk fillon dhe përfundon në një ditë të vetme, por do të ketë vëmendjen e vazhdueshme të njësise vendore që ai drejton.

Për kreun e mjedisit në qarkun e Lezhës Edmond Ndreu pas konstatimit të problematikes me mbetjet në komunën e Fushe Kuqes është parë i domosdoshme ky bashkëpunim, që sipas tij do të shtrihet në të gjitha njësitë vendore.

Mbi 1500 thasë mbetje urbane janë mbledhur në fshatrat e komunës Fushe Kuqe, ndërsa aksioni do të vijoje deri në pastrimin e plotë të gjithë territorit, që data 20 prill ta gjejë këtë njësi vendore të pastruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›