E Diel, 1 Nëntor 2026

419 familje te pastreha do perfitojne nga projekti per subvencionimin e kredise

Rreth 419 familje të pastreha që nuk kanë përfituar nga projekti për subvencionimin e interesave të kredisë do të trajtohen me përparësi në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak të Tiranës.
Janë këto dy Projekt-Vendimet e para nga 8, që janë parashikuar në rendin e ditës të cilat do të kalojnë për miratim në mbledhjen që do të zhvillohet ditën e enjte.
Këto familje, sipas këtij projektvendimi, kanë të drejtën e marrjes së kredisë për blerejn e banesës, interesat e së cilës do të subvecionohen nga Bashkia e Tiranës.
Një tjetër Projekt Vendim i rëndësishëm është miratimi i përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit.
Nga ky projektvendim do të përfitojnë 75 familje. Ai parashikon mbylljen e procedurave të privatizimit të apartamenteve të tyre, për lidhjen e kontratave të shitblerjes para noterit, për pasuritë të cilat kanë mbetur pa u regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës do të merret vendim edhe Mbi “Krijimin e Galerisë së Artit bashkëkohor, “Tirana Art Gallery” Kjo galeri do të krijohet pranë zyrave të dekorit të Bashkisë së Tiranës.
Ajo gjithashtu ka projektuar vendosjen e pllakës memorial në kujtim të holokaustit, në shëtitoren pranë parkut të madh të liqenit dhe emërtimin e një shkolle të re në laprak me emrin e poetit kombëtar, Gjergj Fishta, i cilësuar si “Homeri i shqiptarëve”. Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë edhe projektvendimet për ”Ristrukturimin e disa Qendrave Sociale si dhe “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.71, datë 20.12.2005, “Për kalimin capital të asetit “Pjesë objektit” të Ndërmarrjes Shërbimeve Mekanike, Rr. “Sabaudin Gabrani” Bashkisë Tiranë si dhe ndryshimin e destinacionit të këtij objekti në qendër sociale “Të qëndrojmë së bashku”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›