Ligësia e njeriut që s’di not
Tetë vjet përpara, bleva një varkë të vogël, gjashtë metra të gjatë, me një motor 40 kuaj fuqi. Janë barkat standard që ju lejohen njerëzve pa patentë detare dhe të përshtatshme për lundrim afër brigjeve. Është mjet të cilin, të ri apo të përdorur, ka mundësi çdo njeri me të ardhura mesatare në Shqipëri apo punëtor në perëndim ta blejë. Jam lindur në Tiranë, por kam jetuar tri vite në Sarandë. Aty kam mësuar notin, kam bërë garat e para në pishinën detare që është edhe sot e kësaj dite tek plazhi i vjetër, kam bërë kroset e para me ekipin “Butrinti”, duke filluar nga plazhi deri tek Hotel Turizmi e kthim. Është një dimension i papërshkruar deti. Me qindra qytetërime kanë lindur, rritur e shuar në tokë, por ato më zulmëmëdhajat kanë lidhje me detin. Fenikasit, pas tyre grekët, ngrinin ngulimet e tyre në brigjet e Mesdheut, duke themeluar vatrat e kulturës. Romakët pushtuan Afrikën e Veriut dhe bënë perandorinë që i dha fill qytetërimit. Vikingët çanin Atlantikun duke vajtur deri në Amerikë. Spanjollët dhe portugezët zbuluan kontinentet. Detet dhe oqeanet, ishin rrugët mbi të cilat anglezët shtrirë qytetërimin e tyre dhe filluan unifikimin e botës që njohim sot. Pa detin nuk do kishim “Iliadën” dhe “Odisenë”. Poetët e mëdhenj lindin në brigjet e detit, duke dëgjuar frymëmarrjen, ofshamat, psherëtitjet dhe tërbimin e tij. E krahasojnë me vuajtjet e tyre dhe nëpërmjet detit i japin përmasa planetare dhimbjes, gëzimit apo dashurisë së tyre. Është rruga nga kalon tregtia dhe zhvillimi. “Afër detit, afër mbretit”. Tregtarët e mëdhenj, bursat e para, bankat e mëdha dhe ligjet e para të ekonomisë së tregut, kanë lindur pikërisht në vende si Amsterdami dhe Londra. Deti, është gjeografia që zbut dhunën dhe nxit barazinë. Republikat detare të Italisë, qytetet Hanseatike të Gjermanisë, ishin vende kur edhe në mesjetën e errët stimulonin barazinë mes njerëzve, mbase sepse të gjitha ishin afër detit. Është i bukur deti i parë nga bregu, por që të ndjesh fuqinë e tij duhet t’i futesh në gji, të qëndrosh mbi dallgën që të vjen përballë dhe ta çash me not, të mbash frymën kur ajo të fut poshtë dhe të gjesh çastin të dalësh prapë mbi ujë. Të kesh një varkë dhe t’i bësh hile dallgës që vjen përballë duke e prerë tërthorazi, t’i kthesh shpatullën asaj që vjen nga pas dhe kërkon të të mbulojë, të njohësh erërat që fryjnë dhe të gjesh kohën kur të lundrosh apo kthehesh në port, të flesh mbi sipërfaqen e tij me dallgën që të përkund.
Francisco Villar, një ndër indoeuropianët më të mëdhenj të kohëve të sotme, profesor në universitetin e Barcelonës, shkruan për ilirët dhe ilirishten. I quan sherrxhinj të barabartë me grekët, dhe kjo sipas standarteve të kohës, quhej vlerësim. Ishin luftëtarë të klasit të parë: Të fuqishëm, rezistentë dhe të pamëshirshëm në luftim. Roma, pasi theu Teutën dhe në fund Gentin, bëri atë që dinte të bënte më mirë: Ofroi “Pax Romana” dhe i asimiloi, duke i dhuruar vetes legjeone frikëndjellëse. Por ilirët mbi të gjitha ishin piratë, traditë që më vonë e vazhduan arbëreshët. Servantesi ishte një nga robërit e tyre. Mbase kanë qenë edhe mecenatë të artit dhe e kanë njohur talentin, ndaj e liruan. Dashurisë për detin nuk mund t’ia shpjegosh zanafillën apo shkakun. E duan miliona shqiptarë. Hipur në një varkë edhe tokën e do më shumë. Duhet ta provosh dhe vetëm pastaj mund ta kuptosh çfarë do të thotë. Molfeta, Trani, Bari, Tore a Mare, Poligniano, Brindisi, Otranto, që të gjitha këto qytete bregdetare të Italisë, nuk kishin porte jahtesh apo barkash turistike. Në vitin 2006-të, doli ligji për moratoriumet dhe u detyrova që miken time ta lë në Tivar të Malit të Zi. Atë kohë, ky port kishte vetëm disa varka dhe nja dy anije lufte të ndryshkura. Pikërisht në vitin që doli ligji për ndalimin e varkave në Shqipëri, mori një hov të paparë biznesi i porteve turistike. Gjithë anijet e të pasurve të Europës, kryesisht nordikë, që gjatë dimrit strehohen në portet veriore të Adriatikut, me ngrohjen e kohës lëshohen në jug, duke u ndalur dhe furnizuar pikërisht në segmentin e vijës bregdetare të Malit të Zi dhe ku duhet të ishte dhe Shqipëria. Por ligji i pakuptimtë e frenoi rritjen e këtij biznesi në Shqipëri. Dhe mos harrojmë se një jaht do të paktën 4-5 mijë euro furnizime me karburant dhe ushqime. Sot Pulia lulëzon nga portet turistike. Në Mal të Zi një natë ankorim kushton 100-200 euro. Pas gjashtë vjetësh, duke paguar taksat për ankorim në portet e huaja që çdo vit rriteshin, dhe kur humba shpresën se do ndryshohej ligji, e shita varkën time, pa e sjellë që të lundroja një herë në brigjet e Shqipërisë. Ndoshta ka në iniciativën për ndalimin e skafeve injorancë të njerëzve që nuk njohin detin! Mbase janë paratë nën dorë të paguara nga fqinjët, për të frenuar turizmin shqiptar! Mund të jetë politikë për të mbajtur rudimentare këtë lloj infrastrukture deri sa të sillen të investojnë personazhe të lidhur me zotin e këtij vendi! Por asgjë nga këto nuk do ndodhte, nëse njeriu që është kryeministër do ta donte detin. Ai nuk i do varkat. Nuk e do detin. Nuk i do njerëzit e detit. Është thjesht ligësia e njeriut që nuk di not.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)