Shkeljet, policia: 770 gjoba për drejtuesit e mjeteve
TIRANË- Rreth 770 masa administrative janë marrë nga shërbimet e policisë ndaj drejtuesve të mjeteve për shkelje të ndryshme të normave të qarkullimit rrugor në qarkun e Tiranës, në 24 orët e fundit.
Drejtoria e Policisë së Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp, bëri të ditur sot se, shërbimet e policisë rrugore kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve aksidentale si dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Prej kohesh është vënë në zbatim plani i masave, “Për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së shërbimeve të policisë rrugore e të rendit në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë”. Plani i masave parashikon një bashkëpunim edhe më të frytshëm më Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Tiranë, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qytetit të Tiranës dhe në vecanti në akset rrugore të zonave rurale.
Bëhet e ditur gjithashtu se, nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje-daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.
(ma.ar/BalkanWeb)