E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e partisë, në PD askush nuk guxon të dalë në krah të Bashës apo Olldashit, me përjashtim të Mesilës

sokolKa një heshtje të frikshme në PD, në lidhje me garën që është duke u zhvilluar mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit për kreun e kësaj partie.

Askush nga deputetët demokratë apo drejtuesit e lartë të kësaj partie, nuk guxon që të shprehë preferencën e tij dhe të përkrahë publikisht kandidatin e preferuar.

Madje, Jozefina Topalli nxitoi të distancohej pak ditë më parë, duke thënë se nuk po bën fushatë për asnjë kandidat.

Mesila Doda duket se është një prej deputetëve të paktë demokrat që e ka thyer këtë rregull, duke dalë hapur pro kandidaturës së Sokol Olldashit.

Ajo ka postuar disa foto nga takimet e këtij të fundit dhe intervistën e fundit të dhënë në Ora Neës, duke shprehur kështu preferencën e saj për kreun e PD-së./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›