E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Mamurras, pa energji elektrike prej 2 javësh

Prej dy javësh në Fushë Mamurras ka munguar energjia. Ndërprerjet e energjisë kanë qenë si pasojë e e djegjes së transformatorëve të tensionit të lartë. Energjia ka munguar kryesisht në 150 familje.
 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ndërhyrjes por ende nuk është dhënë një përgjigje se kur do të rikthehet energjia. Kjo situatë ka bërë që banorët të vuajnë pasojat e errësirën.
 

Ata që e kanë pasur koston më të lartë nga mungesa e energjisë elektrike kanë qenë bizneset, të cilët i janë kthyer sërish gjeneratorëve, pasi nuk munden të plotësojnë të gjitha nevojat e një aktiviteti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›