Fustanet e VFM 2013

Në edicionin e 11-të të “Videofesti muzikor”, të mbajtur mbrëmë në sallën e sporteve ‘’1 tetori’’ në Prishtinë u mblodhën shumë personazhe publike nga muzika, arti e politika.
Ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve më të rendësishme për videoklipe muzikore në Kosovë, edhe sivjet iu kushtua vëmendje e veçantë pjesës së parakalimit mbi tepihun e kuq.
Këngëtaret kishin bashkëpunuar me ndisa shtëpi mode për fustanet e mbrëmjes, ndërsa më së shumri I pranishëm me dizajne ishte Valdrin Sahiti. Me markën VS ishin veshur: Leonora Jakupi, Jehona Sopi, Nora Istrefi, Tuna, Vesa Luma, Soni Malaj, Liberta Spahiu, Alberie Hadergjonaj, etj.
Pothuajse të gjitha pjesëmarrëset e mbrëmjes kishin përzgjedhur fustane të gjata. /Indeksonline/