E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e re e Elhaidës

Elhaida Dani nuk është një shtetase italiane, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë fituese e “The Voice of Italy”. Përtej çdo lloj paragjykimi, italianët e kanë votuar me 71.7% të votave, përballë konkurrentit tjetër, Timothy Cavicchini. Kombësia nuk hyn në kriteret e “The Voice”. Momentalisht vajza e lindur në Shkodër, prindërit e së cilës jetojnë në Tiranë, tashmë është vendosur në Formia (Latina) te disa miqtë e saj. Por me kontratën e nënshkruar, duket se Elhaida do të qëndrojë gjatë në Itali.

 “Unë mund të këndoj rok, pop, dua të ndjek frymëzimin tim, mjaft që të kem një muzikë të bukur në sfond. Nuk shoh përse një artist duhet të mbetet në vend. Çdo këngëtar, si çdo njeri, duhet të gjejë gjithmonë diçka më të mirë”, është shprehur për mediat italiane Elhaida Dani, duke lënë të kuptohet se në albumin që pritet të dalë me “Universal”, do të dalë përtej kornizave, mes të cilave ajo u shfaq gjatë 13 javëve të “The Voice of Italy”. “Kam për t’ju habitur. Do të këndoj disa këngë shumë më ndryshe nga ç’më keni parë”, ka përfunduar Dani /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›