E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fustani i Marilyn Monroe shitet për 4.6 milionë dollarë

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 08:08

Fustani i bardhë i veshur nga Marilyn Monroe në filmin e vitit 1955 ‘The Seven Year Itch’ është shitur për 4.6 milionë dollarë në një ankand në Los Angeles.

Fustani ka qenë pjesë e një koleksioni të filmit, të mbledhura nga aktorja Debbie Reynolds gjatë katër dekadave.

Ajo kishte shpresuar t’i sistemojë ato në një muze por projekti kurrë nuk kishte arritur të përmbushej.

Në mesin e gjerave të tjera janë përfshirë edhe shamia e kokës e Elizabeth Teylor në rolin e Kleopatrës, një kapelë e Charlie Chaplin dhe një kitarë me të cilën ka luajtur Julie Andrews në filmin ‘The Sound of Music’.

Reynolds, 79 vjeçare, i kishte sytë me lot derisa u mbyll ankandi për fustanin e Monroe, raportoi CNN.

Fustani është blerë nga një blerës i paidentifikuar, i cili e ka bërë ofertën përmes telefonit.

Po ashtu, në këtë ankand janë shitur edhe dy fustane tjera të bukuroshes Marilyn Monroe. Bëhet fjalë për një fustan të kuq dhe një shami me pupla të veshura nga Monroe për rolin e saj në filmin ‘Gentlemen Prefer Blondes’, që janë shitur në vlerë prej 1.47 milionë dollarë si dhe një kostum i kamerieres nga filmi ‘River of No Return’, i cili është shitur në vlerë prej 510 mijë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›